Kjo është përmbledhja më e fundit nga një prej eventeve më të mëdha sportive në botë! Super Bowl-i i këtij viti u zhvillua në New Orleans, ku Philadelphia Eagles siguroi një fitore të thellë 40-22 kundër kampionëve në fuqi, Kansas City Chiefs.
Por përveç spektaklit sportiv, eventi tërhoqi edhe shumë yje të Hollywood-it, muzikantë dhe madje edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, të cilët u panë në tribunat e Superdome.
Ceremonia e hapjes ishte po aq e veçantë, me aktorin Jon Hamm që prezantoi ekipin e Chiefs dhe Bradley Cooper që solli entuziazmin për Eagles.
Një moment i shumëpritur ishte edhe performanca e Kendrick Lamar në shfaqjen e Super Bowl-it – por, sipas kritikëve, ajo ishte më shumë një paralajmërim i madh sesa një spektakël i plotë.