Të martën, publicisti Ken Sunshine njoftoi se artisti Peter Yarrow kishte vdekur në shtëpinë e tij në Manhattan pas një beteje me kancerin e fshikëzës. Ai ishte 86 vjeç.
Yarrow ishte diagnostikuar me këtë sëmundje katër vjet më parë.
Në një deklaratë, vajza e tij Bethany këmbënguli se babai i saj kishte një jetë "madhështore".
Kantautori u bë i njohur si një anëtar i treshes folklorike të viteve 1960 Peter, Paul dhe Mary, i përbërë gjithashtu nga Paul Stookey dhe Mary Travers. Ai shkroi një nga këngët më të njohura të grupit, Puff, The Magic Dragon i vitit 1963.
Përveç kësaj, Yarrow ishte një aktivist i shquar politik dhe ishte i zëshëm për kundërshtimin e tij ndaj Luftës së Vietnamit.
Artisti u martua me Mary Beth McCarthy në vitin 1969 dhe më pas ata u bënë prindër të Christopher dhe Bethany. Dyshja më vonë u divorcuan, por u martuan përsëri në vitin 2022.