Çokollata e zezë është e pasur në proteina, fibra, karbohidrate dhe yndyrna.
Ajo është e përbërë nga 70% kakao dhe përmban sasi të lartë flavonoidesh, të cilat janë antioksidante të fuqishme. Gjithashtu, çokollata e zezë përmban dhe sasia mesatare me magnez, kalium dhe fosfor.
Disa nga përfitimet në shëndet prej saj janë:
Qarkullimi i gjakut: Kjo çokollatë përmban veti antikoagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është thuajse si medikamentet si heparina, të cilat frenojnë koagulimin e gjakut.
Mik i zemrës: Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak (LDL kolesterolit), tensionin e gjakut dhe si pasojë ul rrezikun për një sëmundje të koronareve në të ardhmen.
Sëmundjet kardiovaskulare: Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gramëve çokollate të zezë në harkun kohor të një jave, zvogëlon shanset për vuajtjen nga ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare.
Përmirëson shikimin: Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.
Nxit ndjesinë e ngopjes: Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë dhe është një ushqim i mundshëm për t’u konsumuar nga personat në dietë.
Rrit përqendrimin dhe të mësuarin: Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë lehtëson edhe procesin e të mësuarit.
Diabeti: E gjitha për t’u verifikuar, por për shkak se vlerat e tij rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.
Mik i lëkurës: Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.
Redukton kollën: Ndër komponentët e çokollatës, është edhe teobromina, e cili vepron mbi nervin vagus, nervin kranial që shkakton kollë, duke e reduktuar refleksin e kollës.
Ngre humorin: Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme, shkruan bota.al. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mire.