Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zayn Malik anuloi koncertin në minutën e fundit

Muzikë  |  06.12.2024 Ora 9:29   
Zayn Malik anuloi në minutën e fundit paraqitjen e tij në Neëcastle, gjë që zhgënjeu shumë fansa dhe ata u larguan të përlotur nga stadiumi.

Me këtë rast në Instagram ka bërë të ditur vetë artisti, i cili i ka kërkuar falje të sinqertë fansave nga Newcastle.

“Më vjen shumë keq që e bëj këtë, por sonte nuk kam fare zë dhe pa të nuk ka performancë. Më vjen shumë keq që ju bëra këtë, veçanërisht në minutën e fundit. Unë shpresoja deri në minutën e fundit. Shpresoj të rikthehem nesër në skenë, ju dua të gjithëve”.
Në kuadër të turneut “Stairëay to the Sky”, ai performoi në Londër, Manchester, Leeds dhe Wolverhampton dhe brenda pak ditësh duhet të përfundojë turneun në Edinburg.

Megjithatë, fansat që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve në Newcastle mbetën të hutuar kur u thanë se koncerti ishte anuluar.
Shumë prej tyre kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke pyetur veten nëse këngëtari 31-vjeçar është mirë.

Sipas mediave të huaja, ky është edhe turneu i tij i parë solo që kur u largua nga grupi “One Direction” në vitin 2015. Por nuk duket se është koha më e mirë që ai të vazhdojë, sepse vdekja e Liam Payne e goditi vërtet shumë.

Pasi u njoftua lajmi për vdekjen e Liam Payne, këngëtari shtyu turneun në ShBA
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing