Kendrick Lamar po e shijon një javë plot suksese.
Reperi fitues i çmimit Pulitzer jo vetëm që hodhi një album të ri surprizë së fundmi, por ai gjithashtu ka goditur majat e top-listave dhe ka njoftuar se do të dalë në turne me shumë data koncertesh.
Projekti "GNX", debutoi në vendin e parë në tabelën e albumeve Billboard 200, ndërsa pesë nga këngët e tij zunw gjithashtu pesë vendet e para në tabelën e këngëve të Billboard Hot 100.
Ato janë, me radhë, "Squabble Up", GNX: "TV Off" (me Lefty Gunplay), "Luther" (me SZA), "Wacced Out Murals" dhe "Hey Now" (me Dody6).
U njoftua gjithashtu se Lamar do të shkojë në turne me SZA në prill, pas paraqitjes së tij të planifikuar në pjesën e parë të Super Bowl.