Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shitja e kaçës e sigurt, nga Kosova eksportohet në Evropë

Vendi  |  05.12.2024 Ora 7:52   

Ekspertët e Bujqësisë po konsiderojnë se Kaçat, pos që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, ato shfrytëzohen në prodhime farmaceutike dhe atyre ushqimore. Ata vlerësojnë fruta i kësaj bime shkurroje, për shkak të përmbajtjes së sajë, luan rol jashtëzakonisht të madh në shëndetin e njeriut. Madje, ekspertët thonë se kaça është një kulturë profitabile për bujqit në vend, duke u sugjeruar që të merren më shumë më kultivimin e kësaj kulture.

 

Rrezart Fandaj nga Suhareka e kishte filluar kultivimin e kaçës në vitin 20220. Ai për emisionin ‘Toka’ në RTK thotë se kultivimi i kësaj bime ishte sugjerim i një miku i cili kishte marrë informata më të hollësishme për të, në një panair në Evropë.

“Pasi mora informata për këtë bimë, çështja e parë që më ka pëlqyer për kultivim të sajë, ishte rezistenca e lartë e sajë ndaj temperaturave që këtë kulturë e rangon ndër bimët me nevojë të ultë të ujitjes”, thotë Fondaj.

Ai thotë se mbjelljen e kishin kryer në muajin dhjetor pasi që kjo kulturë preferohet të mbillet sa më afër reshjeve të borës.

“Aktualisht kemi të mbjella 55 hektarë me këtë kulturë, planifikojmë që në vitin e ardhshëm të arrijmë në 100 hektarë. Procesi i mbjelljes është i lehtë dhe se prodhimin maksimal e mbërrijnë në vitin e 5-të, derisa fruta fillojnë të prodhojnë nga viti i tretë i tyre”, thotë ai.

Sipas tij, rendimenti për një hektarë, kur kjo bimë arrijë prodhimtarinë e plotë, mund të mbërrij rreth 10 mijë kilogramë.

“Procesi i vjeljes është procedura e vështirë e kësaj kulture. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, vjelja me dorë në sipërfaqe kaq të mëdha pothuajse është e pamundur. Duke i parë vështirësitë si familje kemi bërë zgjidhje dhe kemi kontraktuar kombajnën e cila kryen vjeljen e sajë”, thotë Fondaj për emisionin ‘Toka”, në RTK.

Tutje shton ai, se pas vjeljes së kësaj kulture, shitja e saj është sigurt, pasi e eksportojnë në Evropë, ndërkaq thotë se çmimi i tyre është i leverdishëm dhe përcaktohet në berëz.

Se vendi ynë, në saje të kushteve klimatike dhe relievore, ka potencial të lartë gjenetik, për prodhim të kësaj kulture, e thotë edhe doktori i bimëve mjekuese dhe aromatike, Muzafer Luma.

Ai thotë se përparësi për kultivim të kësaj bime llogaritet edhe lloji I tokës që mund të përdoret.

“Kjo bimë ka kërkesa më të ultë për ujitje në krahasim me bimët tjera, e po ashtu edhe për plehërim dhe trajtim për sëmundje kërkesat janë minimale”, thotë Luma.

Tutje thotë ai, se krahas insekteve kaça rrezikohet nga sëmundja e ndryshkut dhe kalbëzimi i frutit, por shumë më pak sesa bimët tjera. Sipas tij, në vendin tonë,me kaça të egra në natyrë, prodhohen 2 mijë tonë në vit.

“Fruti i kësaj bime, për shkak të përmbajtjes së sajë, luan rol jashtëzakonisht të mëdha në shëndetin e njeriut. Kjo bimë ndryshe njihet edhe si frutë magjik. Sasia e vitaminës C është më e lartë se në të gjitha frutat e pemëve dhe perimeve tjera. Krahas luftimit të kancerit, lëngu i kaçës lufton edhe plakjen e lëkurës së njeriut”, thotë Luma.

Ai thotë se kultivimi i sajë është profitabil për shkak të kërkesave të larta në treg dhe kërkesave të ulëta të kultivimit, që ka si bimë.

Luma thotë se kjo bimë ka kërkesa më të ulëta për ujitje në krahasim me bimët tjera.

“Duke pasur parasysh këto përparësi në kultivim dhe tregut të sigurt për të, institucionet duhet t’i japin prioritet bimëve të këtilla, pasi do të shfrytëzoheshin edhe tokat djerrinë të kualitetit të ultë për të shtuar prodhimin vendor dhe bilancin tregtarë”, thotë ai./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing