Snoop Dogg do t'i japë vajzës së tij një dhuratë me vlerë 1 milion dollarë.
Gjatë një paraqitjeje në The Jennifer Hudson Show të hënën, ikona e hip-hop-it dhe vajza e tij Cori Broadus diskutuan për martesën e saj të ardhshme me të fejuarin Wayne Duece.
Si pjesë e një loje të quajtur Snoop & Cori's Confessions, prezantuesja Jennifer i kërkoi Snoop - emri i vërtetë Calvin Broadus Jr. - të përmendte dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë ndonjëherë vajzës së tij të vetme.
“Është e vërteta, por e vetmja gjë në lidhje me këtë dhuratë është se ajo nuk arriti ta hapte kurrë, ose nuk e ka hapur ende”, tha ai. "Ishin një milion dollarë për dasmën e saj."
Snoop vazhdoi të bënte shaka se nëse do të ishte dasma e tij, ai do të kishte shpenzuar "100 dollarë dhe 900 dollarë do të kishin shkuar në xhepin tim".
Cori dhe Wayne u fejuan në nëntor 2022 dhe kishin planifikuar të lidheshin me martesë në fillim të këtij viti. Megjithatë, çifti u detyrua të vononte planet pasi 25-vjeçarja kihte probleme shëndetesore në janar.