Sopranoja e mirënjohur kosovare me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, do të interpretojë premierën boterore te "Pucciniana", një kantatë për soprano, tenor, kor dhe orkester, e kompozuar nga Andrea Battistoni.
Kjo premierë është shumë e veçantë, pasi përkujton njëqindvjetorin e legjendarit Giacomo Puccini në Operën prestigjioze Mbreterore të Wallonie në Liège.
Sopranoja e dashur për publikun ka treguar se është thellësisht e nderuar dhe e privilegiuar të interpretojë premierën boterore të "Pucciniana".
Dirigjent: Giampaolo Bisanti
SOPRANO: Marigona Qerkezi
TENOR: Galeano Salas ORKESTRA DHE KORI: Opéra Royal de Wallonie-Liège.