Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

100 vjetori i Paradës së Ditës së Falenderimeve

Të Tjera  |  27.11.2024 Ora 8:21   

Për gati njëqind vite dhe me një ndërprerje vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, amerikanët kanë ndjekur Paradën e Ditës së Falenderimeve të organizuar nga rrjeti i firmës së dyqaneve Macy’s. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, spektakli është një traditë e përvitshme që synon t’i bëjë miliona konsumatorë të ndihen të lidhur me dyqanet Macy’s.

Përgatitjet për Paradën e Ditës së Falënderimeve të firmës Macy’s fillojnë gati një vit përpara. Miliona amerikanë e ndjekin paradën në Ditën e Falenderimeve.

Brendan Kennedy është drejtues në studiot Macy.

Janë mbi tetë mijë persona që do të marshojnë në rrugët e Nju Jorkut përpara tre milionë e gjysmë shikuesve nëpër rrugë dhe gati 30 milionë të tjerëve nga shtëpitë“, thotë zoti Kennedy.

Këtë vit, njëzet e dy platforma me personazhe të ndryshme dhe grupe të shumta do të marrin pjesë në paradë, së bashku me shtatëmbëdhjetë balona me personazhe që mund të arrijnë lartësinë e një ndërtese gjashtë katëshe. Në ditët përpara paradës firma Macy, ofroi pamje të hershme të asaj që do të vijë.

Po fillojmë sezonin e festave. Pra, ajo që po përpiqemi të bëjmë kur krijojmë këto personazhe dhe balona, është të tregojmë një histori të shpejtë, argëtuese që të kënaq“, thotë zoti Kennedy.

Natën përpara paradës, këto personazhe dhe balona, që të palosura arrijnë madhësinë e një autobusi, dërgohen nga magazinat në Nju Xhersi drejt qytetit të Nju Jorkut.

 

Spektakli është 100 vjeçar – parada e parë e firmës Macy’s për Ditën e Falënderimeve filloi në vitin 1924. Është bërë një traditë amerikane që i mundëson firmës së shitjeve Macy’s t’i bashkangjisë emrin e saj një nga festave më të mëdha të vitit në Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka shumë gjëra në kulturën amerikane që zgjasin kaq gjatë… Në këtë epokë të komunikimit dixhital dhe marketingut, thjesht është disi mbresëlënëse një paradë në rrugë që rezonon me shumë blerës“, thotë eksperti i marketingut, Jim Cusson.

Firma e dyqaneve Macy’s nuk thotë se sa shpenzon për paradën, por vlerësimet e vendosin koston në mbi 13 milionë dollarë. Kompanitë pjesëmarrëse sponsorizojnë disa nga personazhet, balonat dhe shfaqjet.

Kathleen Donohue Wright është drejtuese e operacioneve në studiot Macy.

Është dhurata jonë për qytetin e Nju Jorkut dhe është dhurata jonë për vendin. Dhe si me çdo dhuratë, ajo vjen pa kosto”, thotë zonja Wright.

Është një dhuratë që i bën shikuesit të ndihen të lidhur me markën Macy’s, thonë ekspertët.

Diçka si parada e Falenderimeve e firmës Macy’s, që ka një histori kaq të pasur, që lidh familjet, krijon eksperienca familjare dhe që shihet si e shëndetshme dhe amerikane, bëhet pothuajse një simbol kulturor“, thotë profesorja e biznesit Tulin Erdem, nga Universiteti i Nju Jorkut.

Parada tradicionalisht fillon me një gjel deti dhe përfundon me ardhjen e Santa Claus-it. Është mënyra e Macy-it për t’u kujtuar konsumatorëve amerikanë se sezoni i blerjeve për festat ka filluar. /VOA

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing