Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot vazhdon dita e dytë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore`.
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, sot mbahet Konferenca gjithëditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.
Pjesëmarrës janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu sot bëhet lansimi i Profilit Gjinor të Kosovës, të zyrave të UN Women në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, nga Bashkimi Evropian. Kjo ngjarje në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizojnë fushatën vetëdijesuese me mesazhin: “Stop dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”.
Edhe AKK-ja organizon tryezë diskutimi me zyrtarë komunalë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.