Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ngjarjet e datës 15 nëntor 2024.
Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025 sipas fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues mbi Skemën e granteve bujqësore 2024-2027. (Pejë, ora 10:00 – 11:15)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike dhe Federatën e Shëndetësisë mban konferencë për medie për moszbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik. (Instituti i Kosovës për Drejtësi, rruga “Ilaz Agushi” numër 146, Prishtinë, ora 10:00 – 11:10)
Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën e diskutimit mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. ( Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për buxhet, punë dhe transfere voton raportet vjetore financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për 2023; Komisionit të Pavarur për Media 2023; Autoritetit Kosovar të Konkurrencës 2023; Radio Televizionit të Kosovës 2023, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)
Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të dorëzojnë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës – PSRK. (Objekti i PSRK-së, ora 11:00)
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” prezanton analizën lidhur me parafushatën e subjekteve politike, “përzierjen” e Qeverisë në procesin zgjedhor dhe përgatitjet parazgjedhore të KQZ-së. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”)
Komisioni për buxhet, punë dhe transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 15:00)