Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

P. Diddy përballet me padi të reja për sulm seksual dhe përdhunim

Muzikë  |  15.10.2024 Ora 11:10   
Reperi P.Diddy po përballet me akuza të reja për përdhunim, abuzim seksual dhe sulm seksual, pasi janë deponuar në gjykatë një numër i padive të reja ndaj tij të hënën, raporton “BBC”. 

Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Federale të New Yorkut. Rastet pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 1995 dhe 2021. 
Të paktën 6 padi të reja janë dorëzuar, dy nga gra e katër nga burra. 

Palët akuzuese pretendojnë se disa nga sulmet kanë ndodhur në festat e P.Diddyt emri i të cilit është Sean Combs. 
Një nga akuzuesit thotë se ishte 16-vjeçar kur ai mori pjesë në një festë në Hamptons në vitin 1998. 

Në padi thuhet se ai ishte duke biseduar me reperin për mundësinë që të depërtojë në industrinë e muzikës, kur ndodhi sulmi. Combs kishte mohuar në të kaluarën gjitha akuzat ndaj tij. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing