Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

10 ushqimet më të mira kur jeni të stresuar

Shëndeti  |  30.09.2024 Ora 11:21   
Kur afatet e dorëzimit në punë po afrohen dhe detyrimet në jetën private kanë arritur kulmin, ushqehesh me çfarë të del përpara. Kush ka kohë të mendojë për ushqim të shëndetshme? Por ja që për të mposhtur stresin, ushqimi ndikon shumë. Disa ushqime stabilizojnë sheqerin ose edhe më mirë akoma, reagimin emocional. Ja ku janë 12 ushqime që duhet të hani kur dita ju ka sjellë boll shqetësime.

Perime me gjethe të gjelbra

“Perimet me gjethe, si spinaqi, përmbajnë folat, që prodhon dopaminë, një lëndë kimike e trurit që krijon kënaqësi, duke ju ndihmuar të qetësoheni”, thonë njohësit ekspertë të ushqimit. Ushqimi i shëndetshëm ndihmon për të pasur humor të mirë edhe ditën tjetër.

Gjoks gjel deti

Triptofani, që gjendet në ushqimet proteinike nxit prodhimin e serotoninës “lëndës që rregullon urinë dhe ndjenjën e lumturisë”. Vetë triptofani mund të ketë efekte qetësuese. Ushqime të tjera që e përmbajnë në sasi të madhe janë arrat, farat, tofu-ja, peshku, thjerrëzat, tërshëra, bishtajoret dhe vezët.

Tërshërë

Nëse ju pëlqejnë karbohidratet, ju vraponi tek to kur të kap stresi. Rregulli kryesor: Mos e neglizhoni urinë plotësisht. Karbohidratet ndihmojnë trurin të prodhojë serotoninë, të njëjtën substancë që nxisin antidepresantët, por në vend që të blesh ëmbëlsirë, ha karbohidrate komplekse. “Stresi mund të ngrejë nivelin e sheqerit kështu që një karbohidrat kompleks si tërshëra nuk do ndikonte në nivelin tashmë të rritur të glukozës”, thonë specialistët e ushqimit.

Kos

Sado e çuditshme të duket, bakteret e zorrëve mund të ndikojnë në stres. Një studim i vitit 2013 i UCLA-s me 36 gra ka zbuluar që konsumi i probiotikëve të kosit ulte aktivitetin e trurit në zona që menaxhojnë emocionet, përfshirë stresin, krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin kos me probiotikë ose nuk konsumonin fare. Ky studim ishte me pak njerëz dhe duhen bërë kërkime të tjera, megjithatë konsiderohet një zgjedhje e mirë nëse i shtoni kos dietës.

Salmon

Stresi nxit prodhimin e adrenalinës dhe kortizolit.  “Omega-3 ka cilësi antiinflamatore që mund të kundërshtojë efektin e hormoneve të stresit”, thonë mjekët. Një racion salmon mund të përmbajë dyfishin e sasisë së omega 3, të këshilluar në ditë.
Boronica

“Antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në këto fruta pylli ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresit dhe të luftojë radikalet e lira që aktivizon ai”, thonë mjekët. Boronicat ndihmojnë edhe rritjen e qelizave vrasëse, rruaza të bardha gjaku që ndihmojnë imunitetin, shumë i rëndësishëm në situata stresi.


Çokollatë  e zezë

Vetëm një copë çokollatë e zezë mund të stabilizojë nivelet e stresit. “Kërkimet kanë treguar që ajo mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin.” Zgjidhni çokollatë me 70% kakao.

Qumësht

Qumështi i pasuruar është një burim shumë i mirë i vitaminës D, një element që mund të rrisë lumturinë. Ushqime të tjera me shumë vitaminë D janë salmon, e verdha e vezëve dhe drithërat e pasuruara.

Fara

Farat e linit, e kungullit dhe të lulediellit janë të gjitha burime të mira magnezi si dhe perimet e gjelbra, arrat dhe peshku. Marrja e mineraleve mund të ndihmojë rregullimin e gjendjes emocionale. “Magnezi qetëson depresionin, lodhjen dhe nervozitetin. Gjithashtu ndihmon edhe gjatë atyre ditëve kur je shumë e acaruar, qetëson simptomat premenstruale, si spazmat dhe grumbullimin e ujit në trup”, thonë mjekët.

Nuk mund të hani pa fund, nëse nuk doni të shëndosheni, por ky superfrut mund të ndihmojë të mos hani nga stresi duke ju mbushur stomakun. Ndjenja e stomakut të mbushur nuk do ju çojë në ushqime të pashëndetshme që rrisin stresin.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing