Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zakonisht, pickimet e bletëve nuk shkaktojnë një reagim serioz. Sidoqoftë, nëse jeni alergjik ndaj pickimeve të bletëve, mund të përjetoni një reagim të rëndë siç është anafilaksia. Anafilaksia ndaj një pickimi të bletës kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Cilat janë simptomat e alergjisë nga pickimi i bletëve?
Simptomat e buta, lokale të një pickimi të bletës përfshijnë:
Simptomat sistemike të rënda (alergjike) të një pickimi të bletës përfshijnë:
Kush është i rrezikuar nga alergjia e pickimit të bletëve?
Disa njerëz janë në rrezik më të lartë për alergji ndaj pickimit të bletëve sesa të tjerët. Faktorët e rrezikut përfshijnë:
Nëse keni një alergji të njohur ndaj helmit të bletës ose grerëzës, duhet të mbani me vete një ilac të vecantë. Ky përmban një ilaç të quajtur epinefrinë, i cili trajton anafilaksinë – një reaksion i rëndë alergjik që mund ta bëjë të vështirë frymëmarrjen.
Kur duhet të kërkoni ndihmë?
Shumica e njerëzve që janë thumbuar nga një bletë nuk kërkojnë kujdes mjekësor. Ju duhet të monitoroni çdo simptomë të vogël, të tilla si ënjtje të lehtë dhe kruajtje. Nëse ato simptoma nuk zhduken për disa ditë ose nëse filloni të përjetoni simptoma më të rënda, shkoni menjëherë tek mjeku.
Nëse jeni duke përjetuar simptoma të anafilaksisë, të tilla si probleme në frymëmarrje ose vështirësi në gëlltitje, telefononi urgjencën.
Ndihma e parë: Trajtimi i pickimit të bletëve në shtëpi.
Trajtimi i një pickimi të bletës përfshin heqjen e thumbit dhe kujdesin për çdo simptomë. Teknikat e trajtimit përfshijnë:
Nëse dikush që e njihni po përjeton një reaksion alergjik, menjëherë telefononi urgjencën. Ndërsa jeni duke pritur që të arrijnë mjekët, mund të bëni këto hapa:
Trajtim mjekësor
Nëse keni nevojë të shkoni në spital për alergji ndaj pickimit të bletëve, një mjek do të monitorojë shenjat tuaja jetësore, duke përfshirë:
Do t’ju jepen ilaçe si epinefrina ose adrenalina për të trajtuar reaksionin alergjik. Trajtimi tjetër urgjent për alergjinë e pickimit të bletëve përfshin:
Nëse keni pasur një reaksion alergjik ndaj një pickimi të bletës, mjeku do t’ju përshkruajë një injektor automatik epinefrin si EpiPen. Ky ilac duhet të mbahet me vete në çdo kohë dhe përdoret për të trajtuar reaksione anafilaktike.
Mjeku gjithashtu mund t’ju referojë tek një alergolog. Alergologu mund të sugjerojë terapi alergjie, të njohura gjithashtu si imunoterapi.
Kjo terapi konsiston në marrjen e disa dozave gjatë një periudhe kohore që përmbajnë një sasi shumë të vogël të helmit të bletës. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin ose eleminimin e reaksionit alergjik ndaj pickimeve të bletëve.