Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sa të shëndetshme janë domatet?

Kuriozitete  |  27.08.2024 Ora 16:39   
Domatet arritën në Evropë në shekullin e 16-të. Atë kohë evropianët i quanin “molla të helmuara” sepse gabimisht besonin se janë toksike. 

Në ditët e sotme, domatja - që nga ana botanike është frutë e që konsiderohet perime për qëllime gatimi - është perimja e dytë më e konsumuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas patates, dhe njihet për shumë vlera ushqyese.
New York Times ka shkruar se domatet janë hidratuese, pasi përmbajnë 95 për qind ujë, gjë që i bën të jenë më hidratuese se sa shalqiri.

Profesori John Erdman nga Universiteti i Illinoisit ka thënë se domatet e freskëta janë ato që përmbajnë më shumë ujë, ndërkohë që kur fërgohen humbasin pak ujë.

Kjo perime është e pasur me antioksidantët që quhen likopene, të cilat janë komponime që mbrojnë nga sëmundja e kancerit. Domatet dhe produktet e tyre, si salca, lëngu i domates, sigurojnë më shumë se 80 për qind të likopeneve të ushqimit të amerikanëve.

Likopenet ndihmojnë kundër stresit oksidativ, i cili mund të shkaktojë inflamacion kronik, gjë që mund të rrisë rrezikun nga disa tipa të kancerit.

Disa studime kanë sugjeruar se likopenet mund të mbrojnë gjithashtu edhe nga sëmundje të tjera si ajo e zemrës dhe e mëlçisë.

Sa më e kuqe që është domatja, aq më shumë likopene përmban.

Kur domatet gatuhen, e humbasin ujin edhe si rezultat ndodh koncentrimi i likopeneve. Një tas i mbushur me domate të fërguara përmban rreth 7300 mikrogramë likopene, ndërsa një domate e freskët përmban 4600.
Rekomandohet që domatet të konsumohen me pak yndyrë të shëndetshme në mënyrë që trupi të përthithë më mirë likopenet.
Doktoresha Reachel Kopec ka rekomanduar që domatet të shoqërohen me vaj ulliri apo me avokado./Koha.net

Këto perime të kuqe janë të mbushura edhe me vitamina e minerale.

Dietologia Pinkin Panchal, ka thënë se domatet janë burim i mirë i kaliumit. Një domate e freskët përmban 432 miligramë kalium, përafërsisht sa një banane e mesme.

Dietologia gjithashtu ka bërë të ditur se domatet kanë sasi të bollshme të folateve, vitamina që ndihmojnë shëndetin e qelizave, sidomos gjatë shtatzënësisë, dhe vitaminës C, e cila ndihmon kundër mpiksjes së gjakut dhe ndihmon eshtrat.

Panchal ka rekomanduar se domatet të konsumohen gjatë sezonit përkatës pasi kur janë të freskëta kanë më shumë vlera ushqyesen ndërkohë që rekomandon të lahen me ujë dhe pak uthull molle organike në mënyrë që të i hiqen mirë pesticidet.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing