“Lule që vrasin” le ta quajmë kështu faktin se disa bimë që ne mund të mbajnë në shtëpinë tonë, rezultojnë të dëmshme për shëndetin.
Bimët e shtëpisë priren të jenë gjithnjë e më të popullarizuara për shkak të njerëzve që jetojnë në apartamente të vogla. Kur zbukurojnë shtëpitë e tyre, njerëzit mund të zgjedhin bimë nga të cilat duhet të kenë kujdes, veçanërisht kur mund të rrezikohet shëndeti i tyre.
Ne e kuptojmë që të kesh një bimë shtëpie sjell gëzim dhe gjelbërim, por ka disa prej tyre që janë të dëmshme për shëndetin. Në këtë artikull do të njiheni me emrat e bimëve që konsiderohen helmuese për shëndetin tuaj.
1. Dieffenbachia. Edhe pse ka gjethe të bukura, Dieffenbachia është një nga bimët kryesore që mund të çojë në helmim. E sidomos nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi, nëse ata përtypin ndonjë copë prej saj mund të shkaktojë flluska në gojë, diarre, të vjella, ndjesi djegieje në gojë dhe fyt, ënjtje dhe dhembje.
2. Sansevieria, e njohur ndryshe si “bima e gjarprit” është një bimë që përdoret për dekorimin e shtëpisë. Kjo bimë mbart një substancë të quajtur saponin, e cila mund të jetë toksike nëse përtypet nga fëmijët. Saponina mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre, prandaj është mirë të mbani dhe kafshët shtëpiake larg saj.
3. Aloe-Vera. Bima Aloe ka një larmi përdorimesh dhe prania e saj në këtë listë mund t’ju befasojë! Sipas shkencëtarëve, kjo bimë përmban substanca që janë të afta të shkaktojnë diarre, alergji dhe probleme me veshkat.
4. Marigolds. Nëse gëlltitet, Tagetes, të cilat zakonisht njihen si Marigolds, mund të shkaktojnë shqetësime shëndetësore. Lëngu nga bima mund të shkaktojë skuqje të lëkurës.
5. Caladium. Gjethet e saj në formë zemre janë të bukura, por kujdes, kjo bimë mund të jetë e rrezikshme dhe helmuese. Nëse kafshët dhe fëmijët bien në kontakt me gjethet e Caladium, mund të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje.
6. Bimët Pothos kanë gjethe të mëdha, që i bëjnë ato shumë elegante kur bëhet fjalë për dekorin e shtëpisë. Ashtu si bimët e lartpërmendura, kjo e fundit ka substanca si oksalati i kalciumit, të cilat mund të shkaktojnë acarim në buzë, gjuhë dhe gojë, madje dhe të vjella.