Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

TikToku kundërshton pretendimet e SHBA-së për lidhjet me Kinën

Teknologji  |  20.08.2024 Ora 17:10   
Rrjeti social TikTok ka kundërshtuar pretendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lidhjet e këtij aplikacioni me Kinën, duke i
kërkuar gjykatës të anulojë një ligj që kërkon që ByteDance me bazë në Kinë të shesë asetet e TikTokut në SHBA, ose të përballet me një ndalim. 

Sipas TikTokut, Departamenti i Drejtësisë ka bërë gabime faktike në këtë rast. Juristët e departamentit kanë thënë muajin e kaluar se aplikacioni përbën një rrezik për sigurinë kombëtare duke lejuar qeverinë kineze të mbledhë të dhënat e amerikanëve dhe të manipulojë në mënyrë të fshehtë me përmbajtjen që u servohet atyre.

Nënshkruar nga Presidenti Joe Biden më 24 prill, ligji i jep kohë ByteDancet deri më 19 janar për ta shitur TikTokun ose do të përballet me ndalim.

TikToku argumentoi të enjten se ligji do t'i hiqte kompanisë të drejtat e saj të fjalës së lirë.

Ligji ndalon dyqanet e aplikacioneve si Apple dhe Google Alphabet që ta ofrojnë TikTokun si aplikacion.

I nxitur nga shqetësimet e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat për amerikanët ose t'i spiunojë ata me anë të aplikacionit, Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese masën vetëm disa javë pasi u prezantua.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing