Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hello Kitty nuk është mace!

Kuriozitete  |  09.08.2024 Ora 11:27   

Karakteri i famshëm ka shënuar 50 vjetorin e themelimit, pasi për herë të parë, u pa në rroba e lojëra fëmijësh në Japoni, pas krijimit të parë më 1974. Por tani, kreatorët e Hello Kitty, kanë dhënë një detaj shokues: Hello Kitty nuk është mace.

Kjo u mësua nga një deklaratë e themeluesve të kompanisë ‘Sanrio’, e cila ka “hedhur bombën” në 50 vjetorin e themelimit të ikonikes ‘Hello Kitty’. Në shenjë nderimi të 50 vjetorit të Hello Kitty-t, krijuar nga Yuko Shimizu, u tha se “Hello Kitty nuk është macë, mbi të gjitha”.

“Hello Kitty nuk është një mace”, tha Jill Koch, zëvendëspresident i marketingut në Sanrio, shkruan NBC.Por, prisni një moment. Nëse nuk është mace, atëherë çka është?

“Ajo është në fakt një vajzë e vogël e rritur dhe lindur në Londër”, tha Koch.

“Ajo ka një babi dhe një mami si dhe një motër binjake të quajtur Mimmy – që gjithashtu është shoqja e saj më e mirë”.

“Ka një zë, një pëshpërimë si të maces edhe veshtë i ka si të një maceje, por nuk është macë” – thanë nga kompania.

Christine R. Yano, një antropologjiste e njohur në Universitetin e Havait, ka kaluar vite të tëra për ta studiuar Hello Kittyn dhe ka shkruar një libër për këtë.

Për “identitin kontravers” të simbolit të njohur, vazhdojnë edhe sot kërkimet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing