Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ky vend ka internetin më të shpejtë në Ballkan - ku renditet Kosova?

Teknologji  |  08.08.2024 Ora 10:13   
A keni menduar ndonjëherë se cili vend ka internetin më të shpejtë në rajonin tonë dhe cili në Evropë?

Kërkimet e kryera nga faqja britanike Cable janë marrë pikërisht me këtë temë, ndërsa rezultatet janë publikuar nga portali “Landgeist”.

Kur bëhet fjalë për vendet e Gadishullit Ballkanik, me shpejtësi lidhjeje interneti prej 97.9 Mbps, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë.

Është përpara Sllovenisë (97 Mbps), Serbisë (60.5 Mbps), Kosovës (57.3 Mbps), Greqisë (53.9 Mbps), Malit të Zi (49.5 Mbps), Bosnje dhe Hercegovinës (44 Mbps) dhe Bullgarisë (40 Mbps).

Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps), i cili ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn (246.8 Mbps) dhe në Islandë (229.4 Mbps).

Shpejtësia e internetit prej 152.5 Mbps gjendet në Francë gjersa në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.

Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëria 25.4 Mbps dhe Turqia 24.8 Mbps.

Të dhënat bazohen në analizën e më shumë se 1.5 miliard testeve të shpejtësisë së qasjes me brez të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfundojnë më 30 qershor të këtij viti.
 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing