Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

7 mënyra për të eliminuar njollat kafe në lëkurë

Shëndeti  |  07.08.2024 Ora 9:36   
Prodhimi i tepërt i melaninës është një shkak i zakonshëm i hiperpigmentimit. Kjo mund të ndodhë pas ekspozimit në diell ose shtatzanisë kur nivelet e hormoneve kanë ndryshuar. Eliminimi i tyre është mjaft i vështirë dhe kërkon kohë, por prahas produkteve të shtrenjta ka dhe disa metoda natyrale që i zbehin.

Përdorni qepë të kuqe

Qepa e kuqe mund të funksionojë si agjent zbardhues. Një studim tregoi se qepa mund të bllokojë veprimet e qelizave që çojnë në pigmentim të tepërt. Lëngun e qepës lërëni në zonat ku janë shfaqur shenjat kafe për të paktën 10 minuta.

Aplikoni kos ose qumësht

Shkencëtarët sugjerojnë që acidi laktik mund të jetë një përbërës i mirë kimik për të eliminuar hiperpigmentimin. Mund të përdorni thjesht kos organik ose qumësht në zonën e pigmentuar dhe përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë në mëngjes dhe para gjumit.

Vendosni gjethet e manit ose ekstraktin e tyre

Gjethet e manit dhe ekstraktet e tyre gjithashtu mund të trajtojnë pigmentimin në mënyrë natyrale dhe të bllokojnë faktorët që shkaktojnë melaninë të tepërt. Vendosini gjethet në lëkurë çdo ditë.

Aplikoni aloe vera

Aloe vera ka shumë përfitime shëndetësore për lëkurën dhe një prej tyre përfshin zvogëlimin e pigmentimit me kalimin e kohës për shkak të përbërësit aktiv të saj, të quajtur aloesin ose aloin. Aplikoni krem ​​ose xhel aloe vera çdo ditë dhe në një kohë të shkurtër një rezultat pozitiv.

Aplikoni uthull molle

Shkencëtarët thonë se uthulla e mollës mund të ndihmojë për të luftuar hiperpigmentimin falë acidit acetik. Ai gjithashtu vepron si një antioksidant që mbron qelizat. Aplikoni uthullën në zonat me njolla të errëta dhe lëreni për 2-3 minuta.

Përdorni krem ​​kundër diellit me SPF mbi 30

Eliminimi i shenjave të errëta kërkon kohë. Një njollë e errët zakonsiht zvogëlohet 6 deri në 12 muaj. Për të ndihmuar në këtë proces, duhet të aplikoni krem kundër diellit, përndryshe të gjitha përpjekjet do të jenë të kota.

Zgjidhni dietat e pasura me Vitamina C

Dermatologët paralajmërojnë që për të trajtuar me sukses hiperpigmentimin, duhet të kujdeseni për trupin tuaj brenda dhe jashtë. Mos i kushtoni vëmendje vetëm kremrave dhe maskave, por edhe gjërave që ju konsumoni. Vitamina C është thelbësore për lëkurën e shëndetshme.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing