Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘Radiologjia pranon donacion nga ShBA-ja në vlerë prej 500 mijë euro

Ekonomi  |  31.07.2024 Ora 10:11   
Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion ky nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky investim është tejet i rëndësishëm për pacientët, ndërsa falënderoi Zyrën për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën amerikane.

Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

“Dua ta shpreh kënaqësinë për Ambasadën e SHBA-së që për vite më radhë kanë qenë aleat e mbështetës të rrugës sonë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe ditën e sotme duhet ta shënojmë si të veçantë për shëndetësinë”, tha Vitia, teksa tregoi edhe për specifikat e kësaj aparature.

“Do të ketë efekt në diagnostikimin emergjent në raste emergjente. Investimi kap shifrën 499 mijë euro dhe ky donacion do të ndihmoj në diagnostikimin e pacientëve tanë. I rëndësishëm është edhe trajnimi i personelit tonë. Stafi ynë është i përgatitur për ta përdorur këtë pajisje”, u shpreh Vitia.

Kurse Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë që bashkë me ministrin Vitia dhe me gjithë të tjerët bënë përurimin e një donacioni nga SHBA, një tomografi kompjuterike të re, CT-je të re për klinikën radiologjike të klinikës emergjente në QKUK.

“Ky donacion tregon edhe njëherë përkushtimin e shteteve të bashkuara për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe kualitetit të jetës, apo në këtë rast shërbimet për kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hovenier.
Hovenier shtoi se ky CT skaner, që ka kushtuar rreth 500 mijë dollar amerikanë, jo vetëm se do t’i përmirëson shërbimet e klinikës por do ta ngrit nivelin e standardit të shërbimeve në departamentin e radiologjisë.

“Jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë përpjekjet e Kosovës për t’i përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor nëpër spitalet e Kosovës, diçka që e bëjmë tash e shumë vjet. Dhe përmes projektit “US Evropian Command Humanitarian Assistance Program” kemi investuar pothuajse 6 milion dollarë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ky partneritet me ministrinë e shëndetësisë dhe udhëheqësinë e QKUK-së e nënvizon këtë përkushtim për të siguruar resurse dhe infrastrukturën e domosdoshme”, tha Hovenier.

Tutje ai u shpreh se besojnë shumë në fuqinë e kombit që do të thotë me shëndetin e popullsisë së vet/saj.
“Ne duam një Kosovë të pavarur e sovrane dhe të suksesshme e multietnike. Ne duam një Kosovë të shëndetshme’,përfundoi Hovenier.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing