Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e “Prishtina Parkingut” kërkojnë rritje page pas vëllimit të punëve

Vendi  |  30.07.2024 Ora 10:25   
Me kërkesë për rritje të pagës dhe pagesa të shujtave ditore, shoqata Sindikale e Punëtorëve të “Prishtina Parking” kanë protestuar të martën para objektit të kësaj ndërmarrje, raporton Ekonomia Online.

Përveç pagës, punëtorët kanë edhe shqetësime të tjera. Kjo protestë sipas tyre vjen si shprehje e pakënaqësisë së rritjes së vëllimit të punës, zgjatjes së orarit të punës në departamente të caktuara, premtimeve të pa plotësuara.

Valon Sojeva, kryetar i shoqatës sindikale të kësaj ndërmarrjeje, tha se kërkesat e tyre janë minimale dhe nëse nuk ndërmerren do të pasojnë me forma tjera sindikale.

“‘Prishtina Parking’ ka pasur shumë vështirësi në fillimin e punës, ka kontroller që ka punuar pa pagë vetëm që me hy në sistem në Komunën e Prishtinës. Kemi pasur kërcënime, rrahje gjatë procesit të punës, por që nuk e kemi ndalë asnjëherë punën. ‘Prishtina Parking’ ka pasur të kontraktuar një kompani për nënkontroller, puna jonë është kontroller nëse qytetari nuk paguan brenda 10 minuta ajo veturë bllokohet”.

“Gjatë bllokimit vendosim një hekur, ajo kompania e kontraktuar ka qenë vetëm me vendos hekurin. Ajo kompani e ka pasur tenderin 350 mijë euro dhe është ndërprerë ajo. Përgjegjësia e tyre ka kaluar në dorën tonë në mënyrë të drejtë. Kemi kërkuar vetura me katër ulëse që me pasur asistencë edhe nga policia. Krejt këto na janë bërë dhe rritja e pagave është zero. Nga gjashtë orë na është rrit në tetë orë, pa ujë pa asgjë nuk mundemi me ia dal. Protesta jonë është për të rritur pagat dhe shujtën për pesë euro. Presim një takim që do të flasim për rritje të pagave dhe shujtës”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing