Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fazliu: Kam emocione, por jam gati të përfaqësojë Kosovën në ‘Paris 2024’

Sport  |  30.07.2024 Ora 10:22   
Xhudistja kosovar Laura Fazliu sot nis aventurën në Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’.

Pas Distria Krasniqit, Nora dhe Akil Gjakovës, Fazliu është xhudistja radhës që do të përfaqësojë Kosovën në ‘Paris 2024’.
Laura në një rrëfim për RTK, ka thënë se është e përgatitur maksimalisht për sfidat që e presin në ‘Paris 2024’.

Ajo e pranon se ka emocione para nisjes se dueleve në ngjarjen më të madhe në planet, por Laura është e bindur se do të ketë paraqitje të mirë në ‘Paris 2024’.

“Kam emocione, por mezi po presë me dal dhe me përfaqësu Kosovën. Normal është pak një presion, pak një stres, e di që presin preje meje medalje olimpike. Gjithmonë Toni ma bën ‘nëse ti je mirë mundesh më rreh krejt botën’, kështu që është një farë presioni, por besoj se kemi me kaluar mirë”, ka thënë Fazliu.

Ajo ka folur edhe për stërvitjet e gjata për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

“Mundem me cek se kjo ka qenë pjesa më e vështirë që kam kaluar këto dhjetë vitet e fundit që kur kam ardhur këtu në Pejë. Largimi prej familjes, prej rrethit prej shoqërisë në një vend krejt tjetër ka qenë momenti shumë më i vështirë, por ka pasur momente dhe raste ku kam lyp jo nuk po mundem qetash po dum ë u kthye në shpi, mosha shumë e re, mosha 15-vjeç dhe më të vërtetë ka qenë shumë vështirë për mua, por faleminderit Tonit, Majlindës, shokëve, që gjithmonë më kanë afruar afër vetit dhe kur nuk më kanë lënë mu ndie vetëm dhe sot jam këtu ku jam”, ka theksuar ajo.

Laura thotë se që nga koha kur Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë fituar medalje olimpike, ka lakmuar të jetë pjesë e Lojërave Olimpike.

“Ditën kur janë nis shumë e kam lakmuar dhe kam kam thënë se edhe unë kësmet dum me fitu normën për Paris kështu që e arrita qëllimin dhe po ndihem shumë mirë. Prej Rios kur Majlinda u bë kampione olimpik, pastaj Nora e Disi, besoj se për mua është pak më e lehtë kur e di se edhe unë po stërvitem si ato, edhe unë po ushtrojë si ato, të njëjta sene po i bëjmë besoj se do ta kem më lehtë se ato që e kanë pasë”, ka pohuar Fazliu.

Ajo është e bindur se do të jep maksimumin në mënyrë që të përfaqësojë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme në ‘Paris 2024’.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing