Organizatori i ”Sunny Hill Festival” i cili ka qenë edhe vet këngëtar dhe është babai i Dua Lipës , Dukagjin Lipa, është nderuar me ”Çelësin e Kryeqytetit”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dorëzoi çelësin Lipës pikërisht në natën e parë të festivalit Sunny Hill, tha se Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë.
”Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.