Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kjo vitaminë është tejet e vlefshme për përthithjen e kalciumit dhe fosforit që përfitohen prej ushqimeve.
Të dy kripërat e mësipërme minerale janë vitale për kryerjen e shumë funksioneve të organizmit sidomos për mbarëvajtjen dhe mirëqënien e sistemit të kockave.
Nëse jetoni në vende me diell dhe lëkurën e ekspozoni në diell rreth 15 minuta në ditë AgroWeb.org raporton se organizmi do të prodhojë sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Ju bën gati t’i rezistoni dimrit
Vitamina D e aktivizuar nga dielli rrit imunitetin dhe ul rrezikun e prekjes nga gripi dhe ftohjet.
Studimet ndërkombëtare ku bazohet AgroWeb.org kanë provuar vitamina D që arrin të reduktojë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Kjo sëmundje është më e rrallë në vendet me shkëlqim më të shpeshtë të diellit. Pra aty ku njerëzit në masë të madhe i ekspozohen ndriçimit natyral diellor.
Mirëmban shëndetin e trurit
Vitamina D luan rol kryesor në ruajtjen e shëndetit të trurit. Aktivizimi i kësaj vitamine zvogëlon shanset e rënies së funksioneve logjikuese dhe kognitive me kalimin e moshës.
Vlera të tjera kryesore të Vitaminës D
Ekspozimi ndaj diellit dhe përfitimi i vitaminës D lehtëson mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Githashtu si pasojë e vetive të kësaj vitamine lehtësohen problemet e azmës.
Vitamina D gjithashtu arrin të lehtësojë simptomat e artritit dhe reumatizmës që prek mosha të ndryshme.
Falë rolit të kësaj vitamine, AgroWeb.org u tregon se organizmi arrin të shërohet më shpejt nga sëmundjet stinore.
Vitamina D sipas studimeve mjekësore arrin të ulë shanset e problemeve në zemër dhe infarkteve sidomos në moshat nga 40-60 vjeç.
Ushqimet e pasura me Vitaminën D
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.
Sa ju nevojitet
• Grupmoshat 19-70 vjeç: 600 njësi ndërkombëtare në ditë
• Të rriturit mbi 71 vjec : 800 njësi në ditë
Përfitimet: Është e nevojshme për kockat, muskujt, sistemin imunitar, dhe komunikimin e brendshëm mes trurit dhe trupit./AgroWeb.org