Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve hetimore të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, do të bëjë intervistimin e dëshmitarëve:
Luljeta Veselaj Gutaj nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit, Afrim Llabjani nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt dhe Albana Demiri,ë nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit.
Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të bëjë hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.