Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Turistët nga të huajt po japin përshtypje pozitive për përvojën e tyre në Kosovë.
Një çift i njohur në kanalin e tyre në TikTok, ‘Unknown Destination’, e kanë dokumentuar qëndrimin e tyre në Prishtinë, duke theksuar çmimet e arsyeshme, akomodimin komod, ushqimin tradicional të shijshëm, si dhe mikëpritjen e shkëlqyer nga vendasit.
Megjithatë, ata gjithashtu kanë raportuar për disa sfida, si qentë endacakë në rrugë, problemet me gjetjen e adresave në Google Maps, dhe ndërtesat e pabanuara.
Këto vërejtje tregojnë se edhe pse turizmi është në rritje, ka ende sfida për të adresuar në infrastrukturën dhe shërbimet e qyteteve.
Agjencia e Statistikave bën të ditur se në maj të këtij viti, numri i vizitorëve në hotele arriti në 51,528. Nga ky numër, 39.3% ishin vendas dhe 60.6% ishin turistë të huaj.
Raporti gjithashtu përfshin sektorin e net-qëndrimeve në hotele, me një total prej 120,092 net-qëndrimesh, nga të cilat 50.99% ishin nga vendasit dhe 49.0% nga turistët e huaj.
Rajoni i Prishtinës vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar me 13,251 vizitorë dhe 22,281 net-qëndrime.
Në përgjithësi, Kosova po fiton vëmendjen e më shumë vizitorëve, me një rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve të huaj, duke përfshirë vizitorë nga vendet si Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, dhe më tej.
Ky trend pozitiv në turizëm shënon një potencial të madh për rritje dhe zhvillim të sektorit në të ardhmen./Telegrafi/