Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Probleme me Microsoft në të gjithë botën, bllokohen sistemet në banka, media, aeroporte e hekurudha

Teknologji  |  19.07.2024 Ora 17:20   
Problemet teknike me linjat e internetit dhe komunikimit ka shkaktuar kaos në Europë dhe më gjerë, duke bllokuar linjat ajrore, punën e bankave, nëpër media dhe kompani të tjera.

Sipas BBC, problemet më të mëdha janë evidentuar në Australi dhe në SHBA. Por dhe në Europë ka raportime për bllokime të punës, sidomos në linjat ajrore. Kjo për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe komunikimit.

Fluturimet në aeroportin e Sidnei në Australi janë ndërprerë. Bursa e Londrës ka gjithashtu pezullime të punës.
Në Britaninë e Madhe, televizioni Sky News nuk është në transmetim për shkak të defekteve teknike. Drejtuesi i kompanisë ka thënë se televizioni nuk ka mundur të transmetojë LIVE mëngjesin e sotëm.

Probleme janë shfaqur edhe në linjat ajrore në Gjermani, Spanjë, SHBA etj, ku janë pezulluar fluturimet.

Sipas informacioneve, defektet teknike janë shfaqur në platformat e Microsoft. Kompania ka reaguar dhe thotë se është duke ndërmarrë veprime për të rregulluar defektin teknik që ka bllokuar shërbimet e ofruara prej saj. Problemi është identifikuar në shërbimet e aplikacioneve 365 të Microsoft, të bazuara në “Cloud”.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka raportime për probleme. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, fluturimet në vendin tonë do të preken nga vonesat që ndodhin nga shtete të tjera, por jo nga sistemi pasi në Aeroportin e Rinasit punohet me sistem tjetër. As sistemet e bankave shqiptare nuk kanë shfaqur probleme.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing