Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 23/23, ishte mbi 11 milionë euro.
Kështu u tha në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët.
“Kemi kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit për të na informuar për nxënësit që nuk janë të furnizuar me tekstet shkollore, nuk kemi pas ndonjë informatë se dikush nuk është pajisur me tekste. Gjatë vitit shkollor 22/23, shuma e buxhetit të shpenzuar për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore në total mbi 11 milionë euro…”, ka thënë Nagavci.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka pyetur ministren se a është bërë kompletimi i furnizimit me datë të saktë i shkollave dhe nxënësve me tekste shkollore, raporton KP
Dreshaj tha se ka ankesa se në komunën e Gjakovës disa qytetarë ende nuk i kanë marrë subvencionet për tekste.
“Kur është bërë kompletimi i furnizimit me datë i shkollave dhe nxënësve me tekste? Kemi shqetësime që nuk është bë në të njëjtën kohë, në komunën e Gjakovës, kemi vërejtje që ende qytetarët nuk i kanë marrë paratë për tekste. A e arritët qëllimin e përmirësimit të furnizimit të nxënëseve? A ju doli më lirë se vitin e kaluar një proces i tillë?”, ka pyetur Dreshaj.
Nagavci është kundërpërgjigjur se pagesat kanë vazhduar deri në prill të 2023-së.
Ndërsa, për Komunën e Gjakovës apo të tjerat ka shtuar se personalisht nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
“Kompletimi i furnizimit, ne kemi vazhduar me pagesa deri në prill të vitit të kaluar. E kemi hapur në gusht, pagesat e para janë realizuar në muajin gusht, kush ka aplikuar më vonë apo ka pasur sfida janë realizuar edhe në shtator, tetor e me radhë.
Sa i përket Gjakovës apo komunave të tjera e përsëris se personalisht nuk jam në njohuri. Nuk mbaj mend që kemi asnjë ankese, kërkesë apo shqetësim nga drejtoresha komunale e arsimit në Gjakovë. Vlera ka qenë më e ulët. Në një vit paraprak 17 milionë euro”, është përgjigjur Nagavci.
Po ashtu, deputeti i LVV-së, Armend Muja ka vërejtje se jo të gjithë nxënësit janë pajisur me tekste shkollore.
“Mua nuk më mjafton kjo deklaratë, duhet të jetë e qartë. Jo të gjithë janë pajisur me tekste mësimore, po thoni se janë 197 mijë përfitues. Çfarë masash ka marrë ministria për t’u kujdesur që të gjithë të kenë qasje?”, ka shtuar Muja.
Ministrja ka shtuar se ka pasur edhe prind të cilët kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të aplikojnë sepse nuk kanë nevojë.
“Ka pasur prind që kanë deklaruar se nuk dëshirojmë të aplikojnë se nuk kanë nevojë”, ka shtuar Nagavci. /kp/.