Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nagavci: Shtohet interesimi për Programin e Gjuhës dhe atë Letërsisë Shqipe

Vendi  |  17.07.2024 Ora 7:21   

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është vërejtur një interesim i shtuar i aplikantëve në Universitetin e Prishtinës, për të zënë një vend në studimin e Programit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, për dallim nga viti i kaluar.

 

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se këtë e tregojnë të dhënat e UP-së, ndërsa shtoi se sot është mbylluri afati për regjistrimin e studentëve në këtë universitet.

“Në vitin e ri akademik në Programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe do të pranohen gjithsej 120 studentë apo 60 studentë në secilin drejtim. Deri në ora 16:00 në Programin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 137 studentë (85% më shumë se vitin e kaluar), kurse në Programin Letërsi Shqipe kanë aplikuar 102 studentë (94% më shumë se vitin e kaluar). Interesimi për këto drejtime është shtuar për shkak se për herë të parë MASHTI do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në këto programe. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student”, shtoi ajo në statusin e publikuar në Facebook.

Nagavci u shpreh shumë e lumtur që tashmë është rritur interesimi për këto programe dhe nuk rrezikohet mbyllja e tyre.

“Mbështetja jonë për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe do të vazhdojë edhe përmes nismave tjera”, ka theksuar ajo./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing