Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Diell dhe vranësira

Vendi  |  17.07.2024 Ora 7:16   
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të ketë shtim i vranësirave, të cilat në ndërkohë dhe orëve të mbrëmjes, pritet të gjenerojnë lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël.

Kujdes! Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.

Disa këshilla si të mbroheni nga të nxehtit:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 17:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.

4. Përdorni ventilator dhe kondicioner: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.

5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.

6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit. /MeteoKosova/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing