Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot publikon rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
ASK-ja ka organizuat një konferencë ndërkombëtare, e cila pritet të filloi prej orës 10:00.
“Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) është një nga projektetet më madhore të një vendi në kohë paqeje, i realizuar nga 05 Prill deri më 24 maj 2024. Të dhënat paraprake përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)./rtk/