Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Animatori i famshëm amerikan,Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar`

Vendi  |  11.07.2024 Ora 7:40   

Animatori i famshëm amerikan, Mike Hollingsworth, do të jetë pjesë e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, “Anibar”.

 

“Mike Hollingsworth do të ndajë me audiencën e ‘Anibar’ rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga krijimi i animacioneve të shkurtra për festivale, ashtu si Anibar, deri te ndihma për të krijuar serialin e parë të animuar të Netflix, ‘BoJack Horseman”, thuhet në njoftimin e festivalit, që do të mbahet nga data 15 deri më 21 korrik në Pejë.

Mike Hollingsworth u bë animatori i parë i punësuar nga Netflix kur drejtoi episodin pilot të “BoJack Horseman” në vitin 2013. Ai mbikëqyri prodhimin e të gjitha gjashtë sezoneve si regjisor mbikëqyrës dhe më vonë si bashkë-producent ekzekutiv.

“BoJack Horseman” arriti një sukses të madh kritik, duke u renditur si seriali më i mirë origjinal i Netflix të të gjitha kohërave nga Thrillist dhe Uproxx, ndërsa IndieWire e quajti “BoJack Horseman” serialin më të mirë të animuar të të gjitha kohërave. BBC e deklaroi “BoJack Horseman” si "animacionin më të mirë të shekullit 21"./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing