Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 34 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.