Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x

Teknologji  |  08.07.2024 Ora 10:33   
Apple besohet të jetë dy muaj larg zbulimit të gjeneratës së ardhshme të iPhone.

Sidoqoftë, detajet e kamerës së serisë iPhone 16 Pro tani janë shfaqur në internet, gjë në nënkupton se Apple po shton veçori të avancuara në modelet Pro, në vend të një iPhone 16 ose iPhone 16 Plus.

Bëhet e ditur se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me lente zmadhimi 5x.
Vitin e kaluar Apple e përdori këtë lente në iPhone 15 Pro Max, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, tani kompania po kërkon të zgjerojë përdorimin e lenteve periskop edhe për serinë e ardhshme të iPhone.

Siç raportohet, furnizuesit kryesorë për komponentët e kamerës tetraprism pritet të jenë Largan Precision dhe Genius Electronic Optical (GSEO).

Kjo do t’i lejojë telefonit zmadhim optik 5x dhe dixhital 25x.

Përveç aftësive të zmadhimit optik, modelet e iPhone 16 Pro pritet të përfshijnë kamera primare 48 megapikselë dhe kamera me kënd ultra të gjerë.

Modeli më i shtrenjtë i iPhone mund të ketë një kamerë kryesore të avancuar 48 megapikselë Sony IMX903, ndërsa iPhone 16 Pro thuhet se ka një sensor Sony IMX803 48 megapikselë. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing