Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare sot do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.
Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Shqipëri.
Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.
Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare./rtk/