Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpra!
Pluhuri saharian do të fillojë të tërhiqet gradualisht, megjithatë paraprakisht do të shoqërohen me reshje, duke rënë edhe baltë.
Era do fryjë nga drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi maksimale prej 80-100 km/h! Priten dëme materiale në zona të caktuara.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C. Gjatë kohës së reshjeve, temperaturat pësojnë ulje të theksueshme. /MeteoKosova/