Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe lokalisht të ketë rrebeshe kalimtare shiu, përfshirë edhe orët e mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C. /MeteoKosova/