Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

OpenAI vonon ardhjen e zërave të asistentëve të ChatGPT

Teknologji  |  26.06.2024 Ora 18:10   
Ata që shpresonin të dëgjonin zërat joshës të asistentëve zanorë ChatGPT këtë verë, të cilat OpenAi njoftoi muajin e kaluar, do të duhet të presin ende.

OpenAI tha se i duhet më shumë kohë për të “rregulluar” funksionin e tij “modaliteti i avancuar i zërit” për të qenë gati për “lansim”, transmeton Telegrafi.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm për një grup të vogël përdoruesish në mënyrë që kompania të marrë reagime, por pas kësaj do të arrijë të gjithë përdoruesit e ChatGPT që paguajnë një abonim.

“Jemi duke punuar në përmirësimin e aftësisë së modelit për të zbuluar dhe refuzuar përmbajtje të caktuara. Ne po përmirësojmë gjithashtu përvojën e përdoruesit dhe po përgatisim infrastrukturën tonë për miliona përdorues duke ruajtur përgjigjen në kohë reale”, thuhet në profilin e kompanisë në rrjetin social X.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing