Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Banorët e Kalabrisë i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik

Vendi  |  24.06.2024 Ora 8:08   

Edhe pas miratimit të planit të ri urbanistik për lagjen "Kalabria" në Prishtinë, banorët por as asamblistët që kanë votuar këtë plan, nuk e kanë shumë të qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

 

“Realisht për pjesën publike te Stacioni i autobusëve nuk e dimë si ka me u vendosë aty”, ka thënë Milot Krasniqi, përfaqësues i banorëve të lagjes Kalabria.

Por, banorët e Kalabrisë në anën tjetër i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik. Me këtë plan përfundon edhe saga e mosmarrëveshjeve tri vjeçare që shumë nga ta kishin me kompanitë ndërtimore, pasi të njëjtit bazuar në planin e vjetër kishin bërë marrëveshje për ndërtime të larta, por të njëjtat ishin pezulluar me anulimin e planit.

Plani i Kalabrisë është votuar nga gjitha subjektet në Kuvend, përveç PDK-së, e cila ka kritikuar lejimin e koeficientit 3 tek pjesa e stacionit të autobusëve.

Plani rregullativ i Kalabrisë është miratuar në Kuvendin komunal me këto ndryshime.

- Në pronën publike tek Stacioni i Autobusëve koeficienti i ndërtimit do të

jetë 3.0 nga 7.0 sa kishte propozuar nga komuna e Prishtinës.

- Përgjatë “Rrugës A”, koeficienti nga 1.5 ka kaluar në 2.4

- Hapësira e parkut “Botanika” do të ketë koeficient 1.0,

- Parku “Kalabria” do të ketë koeficient 1.25.

Me 3 qershor, Kuvendi Komunal i Prishtinës, gjatë një mbledhje maratonike, miratoi  Planin Rregullativ për Lagjen “Kalabria”. Këtë votim, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe edhe për Kryeqytetin./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing