Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për arsye punimeve rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht.
Në njoftimin për media thuhet se rruga do të mbyllet nga sot deri më 24 gusht.
“Për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht: Të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024”, njofton Komuna.
Në njoftim thuhet se qytetarët mund të përdorin rrugët alternative./rtk/