Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AAK publikon programin e saj për shëndetësi: Çdo qytetar duhet ta ketë mjekun e tij familjar

Vendi  |  20.06.2024 Ora 9:29   
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot takimin e radhës me Grupin e Ekspertëve të Shëndetësisë.

Sipas një njoftimi për medie, Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëminë e shëndetësisë sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshiheshin në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcaktohet që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar;

Që të sigurojë buxhetin dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për gjithë qytetarët;

Zbatimin e një plani të detajuar për revitalizmin e plotë të QKUK-së, duke u nisur nga infratruktura e deri te kuadri profesional;

Decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe autonomi të plotë për spitalet rajonale, duke i bërë ato kompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore;

Që stomatologjia t’i takojë sektorit primar;

Krijimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH);

Sigurimin e programeve të avancuara pë personelin shëndetësor;

Që Lista esenciale të zgjerohet deri në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore;

Partnerët strategjikë për trajnime specifike subspecialistike.

 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing