Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dita e parë e Verës

Vendi  |  20.06.2024 Ora 8:26   

Edhe Kosova mirëpret stinën e verës më 20 qershor 2024, duke shënuar fillimin e ditëve më të gjata dhe të motit më të ngrohtë. Me solsticin veror, dita e parë e verës pritet me gëzim nga të gjith.

Moti për ditën e parë të verës do të jetë kryesisht me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 37°C.

Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë që gjatë ditëve të nxehta të verës, qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të përdorin krem mbrojtës kundër diellit dhe të shmangin ekspozimin në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Në të njëjtën kohë, bizneset lokale, sidomos ato në sektorin e turizmit dhe gastronomisë, janë duke përgatitur ofertat e tyre për të pritur një fluks të madh vizitorësh dhe turistësh, duke ofruar aktivitete dhe shërbime që pasurojnë përvojën verore të të gjithëve.

Verën do ta shijojmë deri më 23 shtator, kur fillon zyrtarisht vjeshta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing