Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Angelina Jolie fiton çmimin e parë “Tony” falë vajzës së saj më të vogël

Muzikë  |  17.06.2024 Ora 9:46   
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka fituar çmimin e saj të parë “Tony” falë vajzës së saj të vogël, raportoi të hënën “Female First”.

Edhe gjatë ceremonisë prestigjioze të çmimeve skenike që është mbajtur në Nju Jork, ajo u shfaq përkrah vajzës së saj 15-vjeçare Vivienne, e cila e frymëzoi për ta prodhuar “The Outsiders: A New Musical”.

Filmi mori katër çmime, duke përfshirë edhe muzikën më të mirë.

Angelina tregoi se si mësoi më shumë për vajzën e saj më të vogël përmes këtij prodhimi. 

“Vivienne e do shumë teatrin. Shkoi për ta parë shfaqjen ‘The Outsiders’ në La Jolla për rreth pesë herë dhe po më tregonte për të. Unë e kisha lexuar librin dhe e kam parë filmin vite më parë”, ka thënë Jolie. 

Me nxitjen e vajzës së saj, Angelina e rishikoi materialin dhe filloi "të shihte vërtet efektin që kishte tek vajza e vogël dhe çfarë po më tregonte për veten e saj. Po mësoja se çfarë ishte e rëndësishme për të”, ka thënë ajo. 

"Ishte përvojë shumë e ndryshme e të kuptuarit, se si kjo po ka efekt të rëndësishëm tek ajo si një e re tani e që po më komunikon diçka, dhe kjo është fuqia e këtij materiali”, ka shtuar ajo. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing