Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jennifer Lopez: Nuk e di çka të bëjë më shumë për ta shpëtuar martesën

Muzikë  |  17.06.2024 Ora 9:04   
 
Jennifer Lopez duket se ka nisur të lodhet nga raportet e saj me bashkëshortin, Ben Affleck.

Këngëtarja 54-vjeçare e "On the Floor", thuhet se ndjen se ka bërë gjithçka që mundet për të shpëtuar martesën e saj të trazuar me aktorin e famshëm. 

"Jenny ka bërë mjaft dhe me të vërtetë u përpoq, por nuk mund të bëjë më shumë, nuk po bëhet më mirë, është më keq”, ka thënë një burim i brendshëm i industrisë muzikore për Daily Mail.

Ylli i "Atlas" tani po "përpiqet të bëjë më të mirën" gjatë kohës së saj, duke u fokusuar te binjakët, Max dhe Emme, 16 vjeç, dhe objektivat e saj të karrierës për vitin 2025, sipas burimit. 

Një pjesë e këtyre planeve përfshijnë rikthimin e turneut të saj të anuluar së fundmi.

“Ajo mezi pret të shkojë në turne vitin e ardhshëm, kur jeta e saj personale është në një terren më të qetë dhe ajo mund të lidhet me fansat e saj”, ka shtuar burimi. 

Këngëtarja njoftoi në maj se po anulonte turneun e saj “This is Me… Live” për të kaluar kohë me familjen e saj.
Një burim tjetër i afërt me J.Lo pretendon se ajo është "tronditur" nga mënyra se si është pikturuar në media për ndarjen, dhe se faji për prishjen e marrëdhënies së tyre është pjesërisht për shkak të natyrës "së mërzitur" të Affleckut.

“Ben është një djalë i mrekullueshëm, por ai mund të jetë inatçi dhe dëshpërues. Unë mendoj se bota e pa këtë në fotot si kur ishin në Grammy vitin e kaluar, kur ai nuk do të buzëqeshte. Nëse do ta shihnin se si ishte në të vërtetë, ata nuk do ta sulmonin atë”, është shprehur më tutje burimi.

Lopezi është parë duke vizituar shtëpinë me qira të burrit të saj të larguar në Brentwood, Kaliforni, të mërkurën, për të festuar përfundimin e shkollës së mesme të djalit të tij, Samuel me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Ajo mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e diplomimit të Samuelit me binjakët pranë saj. Megjithatë, Lopezi ka shkuar në ngjarje veçmas nga Beni mes çështjeve të tyre të përfolura martesore.

Të enjten, ajo u pa duke ngrënë drekë me vajzën e madhe të Affleckut, Violet, të cilën ai e ka me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing