Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtarja franceze Françoise Hardy

Muzikë  |  13.06.2024 Ora 9:43   
Këngëtarja franceze dhe ikona e viteve gjashtëdhjetë Françoise Hardy ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Djali i Hardy, muzikanti Thomas Dutronc, njoftoi vdekjen e saj në Instagram të martën duke shkruar, "Maman est party", që përkthehet në "mamaja është zhdukur", krahas një fotoje të re.

Hardy u diagnostikua me kancer limfatik në vitin 2004 dhe iu nënshtrua trajtimit, i cili fillimisht ishte i suksesshëm. Pasi gjendja e saj u përkeqësua në vitin 2015, ajo u vendos në një gjendje kome të induktuar në spital përpara se t'i nënshtrohej trajtimeve të mëtejshme të kancerit. Në vitin 2021, pasi u përkeqësua sërish, ajo u bë një mbështetëse e zëshme e legalizimit të eutanazisë në Francë.

Ylli e nisi karrierën e saj të këngës duke nënshkruar me kompaninë diskografike Disques Vogue në 1961.
Ajo publikoi më shumë se 30 albume gjatë karrierës së saj, duke përfunduar me Personne d'autre të 2018-ës.
 
Hardy, e cila doli e pesti në Eurovision Song Contest në 1963 si interpretuese e Monakos, u adhurua nga idhujt e viteve '60 si Mick Jagger, i cili e quajti atë "gruaja ideale" dhe Bob Dylan, i cili i shkroi asaj disa letra dashurie.
 
Jashtë muzikës, Hardy ishte gjithashtu një muzë e modës për njerëz si Yves Saint Laurent dhe Paco Rabanne dhe një aktore në filma si Grand Prix, Château en Suède dhe Masculin féminin e Jean-Luc Godard.
 
Ylli i ndjerë u martua me kantautorin francez Jacques Dutronc në vitin 1981 dhe u ndanë në vitin 1988.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing