Kanë mbërritur në presidencë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-Kryeministri Italian Massimo D’Alema.
Rama e D'Alema janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilët po zhvillon një takim.
Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.
Rama sot viziton Kosovën
Në Kosovë sot qëndron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Edhe kryetari i Prishtinës Përparim pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit.
Gjithashtu, kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
Në këtë konfrencë folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.