Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pretenduar se këtë po e shohin në të gjitha sektorët. "Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe. Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj", shkroi ai në 'Facebook'./rtk/