Më 24 nëntor të vitit të kaluar stadiumi“Fadil Vokrri”ishte mbyllur për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës. Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur.
Ka pasur shumë kritika për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”.
Madje një lojtar i Izraelit e kishte krahasuar me stallë derrash.
Në fund të nëntorit UEFA nuk e kishte lejuar Ballkanin që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës. Dhe më pas stadiumi u mbyll.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau 1.3 milionë euro për ndërrimin e plotë të fushës në stadiumin në Prishtinë.
E tashmë sot ka nisur vendosja e tapetit të ri me bari hibrid në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fusha hibrid e cila do të vendoset në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.