Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Cruise simpati për Angelina Jolie!

Film  |  03.06.2024 Ora 10:58   

Aktori i mirënjohur, Tom Cruise, po mendon se aktorja Angelina Jolie, do të mund të ishte e duhura për të.
 
Heat Magazine ka shkruar se Tom, i cili është ndarë nga ish-e dashura e tij, rusja Elsina Khayrova, ka shprehur dëshirë që të dalë në takime me ish-gruan e rivalit të tij, aktorit, Brad Pitt, Angelina Jolie.

Një burim i afërt me Tomin ka pretenduar se ai, shoqërinë që ka me Angelinan, po mundohet ta shndërrojë në dashuri.
“Gjatë viteve të fundit, ata kanë pasur biseda rreth bashkëpunimit, vetëm duhet ta gjejnë projektin e duhur. Së fundmi, Angelina duket të jetë më e hapur për ta njohur Tomin më shumë”, ka thënë burimi.

Ky burim ka shtuar se aktorit i pëlqen Angelina dhe mënyra se ai ajo punon duke mos u koncentruar vetëm në aktrim.
“Atij i pëlqen që ajo nuk është ‘rehatuar’ vetëm në Hollywood. Plus të dy janë yje të mëdhenj dhe pak njerëz mund ta kuptojnë natyrën e jetës që bëjnë. Kjo gjë krijon një lloj lidhshmërie në mes tyre”, ka shtuar burimi.

Ky burim gjithashtu ka cekur se Angelina, e cila ka gjashtë fëmijë me Pittin, me të cilin është divorcuar, tani është gati që të fillojë një kapitull të ri në jetë, ndërkohë që qëllimi i Tomit është ta bindë atë të punojnë bashkë.

“Ai është duke bërë kujdes në mënyrë që të mos e teprojë, por po dëshiron që të vazhdojë më tutje e jo të mbesin shokë”, ka thënë ndër të tjera burimi.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë bashkë për 12 vjet. Ata janë njohur në vitin 2003, janë martuar në vitin 2014 dhe janë ndarë në vitin 2016, ndërkohë që ende vazhdon beteja ligjore e tyre për një pronë në Francë.

Tom Cruise ka qenë i martuar tri herë. Gruaja e tij e parë ishte Mimi Rogers, me të cilën u martua në vitin 1987 dhe u nda 1990. Gruaja e tij e dytë ishte aktorja, Nicole Kidman, me të cilën ka qenë nga viti 1990 deri në 2001. Gruaja e tij e tretë ishte aktorja Kati Holmes, me të cilën ka qenë nga viti 2006 deri në vitin 2012.

Tom ka një fëmijë me Katien, Suri Cruise, kurse me Nicolën ka dy, djalin Connor dhe vajzën Isabella.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing